Amadi dhe Emeli, tani janë vëllai dhe motra e madhe. Sot, ata janë bërë edhe me një motër tjetër, ardhjen e së cilës, i ati e paska mbajtur të fshehtë.

Këngëtari i njohur nga Shkodra, Sidrit Bejleri, është bërë sot baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij, Meri, ka sjellë në jetë një vajzë, por emri edne nuk është zbuluar.

Edhe pse nuk e ka ndarë me publikun pritjen e ëmbël të bashkëshortes, gëzimin e ardhjes në jetë të vajzës nuk e ka mbajtur vetëm për vete. Me dy foto në Instagram, Sidriti ka ndarë lajmin e bukur dhe ka fëlënderuar Zotin për ardhjen e fëmijës në jetë.

"Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirë se erdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falënderimet për Zotin e Gjithësisë!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!

A post shared by sidritbejleri (@sidritbejleri) on

Amad, djali i madh i Sidrit Bejlerit, është sot 9 vjeç dhe një fëmijë që i bën gjithmonë krenarë prindërit e tij për rezultatet në mësime dhe sjelljen shembullore. Emel, motra e tij, është një vajzë e bukur 6-vjeçare. Edhe ajo ecën në gjurmët e prindërve, madje ka filluar edhe këndon këngët e të atit…

Të paktën prirjet i ka për muzikë, edhe pse është akoma e vogël për të kuptuar se ç’rrugë do të vendosë në jetë: atë të shkencës si e ëma, Meri (biologe) apo atë të atit këngëtar? Po e sapolindura? Ajo ka ende kohë... Për Sidritin, si për të gjithë prindërit, është e rëndësishme të kenë shëndet e jetë të gjatë.

Vajza e parë e Sidritit, për fat të keq, jetoi vetëm 19 muaj dhe u nda nga jeta ende shumë e vogël. Për të, Sidriti ka folur edhe publikisht, duke ndarë dhimbjen dhe mesazhet për jetën (lexo KËTU).