E kishte vendosur që festën e beqarisë nuk do ta organizonte si shumica e vjzave në prag të martesës; tradicionale, e veshur me kostum popullor e me kureshtaret e mbledhura të lagjes.

Afrona, si një vajzë e rritur në Perëndim, kishte dëshirë t’i larohej tradicionales dhe kështu bëri. Bashkë me të gjitha mikeshat e ngushta, fluturoi në Mykonos, ishulli që ka mbledhur me mijëra festa beqarie e sa e sa dasma të tjera.

Pas më shumë se dy vjetësh të fejuar, Afrona dhe Blero do t’i japin fund beqarisë në dasmë të madhe dhe, pa dyshim, edhe me shumë të ftuar VIP.

Ndërkaq, Afrona po feston me mikeshat e saj në Mykonos. Në disa foto dhe video që ka postuar në profilin e saj, duket qartë se modelja nuk ka veshur as kostumin tradicional popullor dhe as iu është nënshtruar “rregullave”.   

Ngjyra që mbizotëron festën është roza, kështu që e kuptoni se Mykonos, për këto net do të zhurmojë nga festa speciale.