Shumë vajza shpenzojnë shuma të mëdha parash në qendrat estetike, por nuk e dinë se ndonjëherë sekreti është të dish se ku po gabon, në mënyrë që ta përmirësosh veten. Ne sot përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë se ku po gaboni në lidhje me kujdesin ndaj bukurisë suaj:

Shmangia e fondatinës

Në fakt fondatina nuk e shkakton plakjen e lëkurës. Studimet tregojnë se gratë që përdorin fondatinë, kanë lëkurë më të re, sepse kjo shtresë e mbron lëkurën nga pluhri dhe era. Përveç kësaj, përbërësit e fondatinës parandalojnë lëkurën nga plakja falë antioksidantëve, vitaminave E dhe C dhe vajrave të dobishme. Natyrisht, nuk duhet ta përdorni shumë - duhet të lini lëkurën tuaj të pushojë herë pas here dhe është tepër e rëndësishme ta pastroni fytyrën përpara se të flini.

Shmangia e kremit të natës

Teksa bëheni gati për të pushuar natën, të njëjtën gjë bën edhe lëkura juaj. Nata është procesi i shërimit, prandaj pasi të lani fytyrën vendosni kremin e natës. Ai nuk do të bllokojë poret tuaja dhe do të lejojë lëkurën tuaj të marrë fryma.

Besoni se celuliti varet nga sa ujë pini

Rekomandimi për të pirë ujë më shumë ose më pak për të hequr qafe celulitin nuk do t'ju japë asnjë rezultat. Pse? Sepse as mungesa, as teprica e lagështirës nuk mund të jetë arsyeja që shihni celulitin në trupin tuaj. Qelizat yndyrore janë 10% ujë. Pra, në përgjithësi, as kufizimi në ujë, as konsumi i tepërt i tij nuk mund të shkaktojë ndonjë ndryshim të dukshëm. Megjithatë, një mënyrë jetese e shëndetshme mund të japë rezultate shumë të mira.

Xheli i dëmton thonjt

Manikyri me xhel në fakt mund t’i bëjë thonjtë tuaj më të fortë nëse ndiqni disa rregulla të thjeshta. Së pari, duhet të vendosni një shtresë të veçantë baze në thonjë. Ajo përmban vitamina. Manikyri vjen më pas. Ai mbron thonjtë tuaj nga dëmtimet e përditshme.

Kapja e flokëve me lidhëse

Lidhëset e flokëve shumë të ngushta janë të rehatshme, veçanërisht në mot me erë. Sidoqoftë, ekzistojnë mjaft probleme, të cilat mund të shkaktohen nga lidhëset e flokëve. Përveç dhimbjeve të kokës, madje deri në migrenë, kapja e flokëve me lidhëse mund të shkaktojë edhe humbjen e flokëve.