Është shkruar shpesh se William Levy dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund martesës së tyre. Deri më sot ata kanë hedhur poshtë zërat, sa herë është përfolur për një ndarje mes tyre. Mirëpo, si do të veprojnë pas thashethemit të radhës, pasi thuhet sërish që ata janë ndarë. Dyshja e famshme, prej muajsh nuk frekuentojnë të njëjtat evenimente së bashku. Kjo gjë i ka shtuar dyshimet se ata mund të jenë ndarë.

Nga ana tjetër, pavarësisht këtyre aludimeve për ndarjen e tyre ata nuk kanë reaguar, siç kanë vepruar më parë kur është përfolur për një ndarje mes tyre. Çifti aq i pëlqyer nga fansat janë martuar së bashku në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë. Ne shpresojmë që edhe kësaj radhe ndarja e tyre të jetë thjesht një aludim dhe jo diçka e vërtetë.