Sado perfekte të duket jeta e familjes mbretërore, edhe ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Gjatë festimeve për ditëlindjen e mbretëresh Elizabeth, e gjithë familja mbretërore kryen ritualin që bëjnë çdo vit, duke dalë në ballkonin e pallatit mbretëror, për të përshendetur turmën. Deri këtu çdo gjë duket në rregull, mirëpo një skenë sikleti dhe tensioni mes Meghan dhe Harry-t, nuk ka kaluar pa komente. Në një moment, Meghan është kthyer pas për t’i thënë diçka Harry-t dhe ai thjesht ka pohuar atë çfarë ka thënë Dukesha.

Ndërkohë herën e dytë, Harry ka ndryshuar qëndrim duke i thënë “Kthehu para dhe shiko andej”. Meghan me një buzëqeshje të sikletosur është detyruar të kthehet. Epo do të ndodhin edhe momente të tilla mes tyre.