Cara Delevingne dhe Ashley Benson pranuan më në fund se janë në një lidhje së bashku. Modelet janë përfolur në media e fotografuar shpesh së bashku, por nuk e kishin pranuar të ishin në një lidhje deri para dy ditësh. Me anë të një videoje në Instagram, Cara vendosi ta bënte zyrtare lidhjen me të dashurën e saj duke ia treguar gjithë botës.

Në video dy vajzat shfaqen duke u puthur me njëra-tjetrën. “Pride”, -shkruan Cara duke iu referuar komunitetit LGBT. Ajo ka bërë tag Ashley-n dhe ka shtuar një ylber, një zemër dhe një fytyrë me sy me zemra. Ndërsa Ashley iu përgjigj me tri zemra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

Sipas Us Weekly, Ashley ka shitur shtëpinë e saj në Los Angeles për të jetuar në shtëpinë e Delevigne. Vajzat janë njohur gjatë xhirimeve të “Her Smell” dhe përfliten që janë në një lidhje që prej gushtit të vitit të kaluar.