"Jemi te faza që themi jemi te mjalti" - tregon Fatma Methasani nëse e pyet në ç'fazë të raportit është ajo edhe partneri i saj, Alfio. Megjithatë, si të gjitha çiftet, edhe ata të dy kanë disa gjëra që i pëlqejnë më shumë dhe të tjerat që u krijojnë bezdi te njëri-tjetri.

Në fakt, Fatma është një prej atyre personazheve që nuk e ka aspak problem t'i tregojë "të metat" e Alfios, përkundrazi, kjo pjesë e argëton, sepse e vë në lëvizje edhe partnerin e saj.

Si të gjitha vajzat, shpeshherë edhe Fatma ka dëshirë të dëgjojë komplimente nga partneri, por Alfio, si të gjithë djemtë, nuk i kushton shumë rëndësi kësaj pjese. Mjafton që ai e ka zgjedhur gjysmën e tij më të mirë dhe kjo duhet t'i mjaftojë Fatmës.

Megjithatë, ka diçka për të cilën Fatma e pyet çdo natë dhe është këmbëngulëse, sepse Alfio asnjëherë nuk i jep një përgjigje konkrete.

E ftuar sot në "B & E Caffee", pas pyetjes së Erionit "cila është gjëja që Alfio pëlqen më shumë te ty", Fatma përgjigjet: "Unë ia bëj çdo natë Alfios këtë, por nuk më ka kthyer asnjëherë përgjigje. Sepse, sipas teorisë së tij, ai pëlqen gjithçka tek unë", - tha moderatorja, edhe pse, në të vërtetë do të donte të jepte një përgjigje tjetër. Nëse do t'i kishte dhënë një përgjigje tjetër Alfio...

Ok, në parim, Alfio e ka dhënë një përgjigje të denjë. Por sikur ndonjëherë këta djemtë të ishin pak më konkretë, më mirë do ishte apo jo?