Ju nuk do ta njihnit kurrë atë nëse nuk keni parë postimet e saj në Facebook, por Kathy DiVincenzo ka kaluar një depresion pas lindjes. Ashtu si shumë prej nesh, që e fshehim veten tonë pas fotografive dhe filtrave të kuruar, kjo nënë e dy fëmijëve ka guxuar duke treguar një anë të saj që është po aq e vërtetë sa ajo që jeton pjesa më e madhe e jona dhe atë që do pjesa tjetër e botës të shohë.

"Unë punoj dyfish për ta fshehur këtë realitet nga ju, sepse kam frikë se ndiheni keq",- shkruan Kathy, e cila gjithashtu vuan nga ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv. "Kam frikë se do të mendoni se jam e dobët, e çmendur, një nënë e tmerrshme, ose miliona gjëra të tjera që mendja mund t’ju thotë ndërsa më shihni në këtë gjendje.”

Për ta përshkruar më mirë realitetin e dyfishtë, Kathy ka postuar dy fotografi të vetes - një, vizioni i përsosmërisë së nënës dhe tjetra, një pamje e sinqertë me atë që shpeshherë duken të gjitha nënat me dy fëmijë në muajt e parë të mëmësisë. . . e lodhur, e çrregullt, e palumtur.

“Mendoj se është koha për të treguar se si dukem në të vërtetë, jashtë asaj fotos që është "e denjë” për  Facebook", - shkruan ajo më tej. "E vërteta është që të dyja këto foto përfaqësojnë jetën time, varet nga dita. Por vetëm një pjesë të këtij realiteti tregojmë dhe ky është problemi."

Qëllimi i saj në ndarjen e këtij realiteti ishte për veten, apo për të gjitha nënat e tjera?

"Ne duhet të ndalemi së supozuari se periudha e paslindjes është gjithmonë euforike, sepse për një në shtatë nëna të reja nuk është",- thotë ajo. "Ne duhet të fillojmë t'u kërkojmë prindërve të rinj se ajo që po bëjnë dhe ajo që po ndiejnë është normale. A ju ndodh edhe juve kështu? Nëse po, atëherë kjo është e mrekullueshme.