Aktori i “Portokallisë", Florjan Binaj ka qenë i ftuar ditën e djeshme në “E diell”, ku së bashku me kolegun e tij, Ledio Lakon janë bërë pjesë e rubrikës “Këndi i së vërtetës”. Një prej pyetjeve që i është drejtuar Florit ka pasur lidhje me punën e tij të fundit për të cilën nuk është paguar. Ai ka treguar se ka filluar të punojë që 8 vjeç dhe ka bërë punë të ndryshme.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, por edhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar te dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”, -është shprehur aktori i humorit. Për të arritur këtu ku është Florit i është dashur të punojë shumë dhe ia ka vlejtur. Një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë!