Kush tjetër e pret me padurim stinën e nxehtë? Ditët bëhen më të gjata dhe ju keni më shumë kohë në dispozicion për të shpenzuar në plazhe apo në oborrin e shtëpisë. Dhe sigurisht që asgjë nuk shkon më mirë me një atmosferë të tillë se sa një pije e lehtë. Ne nuk jua sugjerojmë alkoolin në këtë periudhë me temperatura super të larta, por ka disa gjëra që ju duhet të mbani mend përpara se të pini një Aperol Spritz psh ose një pije tjetër që ka alkool, si birra pse jo! Këtu ekspertët zbulojnë gjithçka i ndodh trupit tuaj kur ju pini alkool dhe jashtë është nxehtë, gjendje kjo që mund të ndikojë tërësisht edhe në shëndetin tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Alkooli mund t'ju bëjë të ndiheni më të nxehtë se vapa përvëluese e verës

"Alkooli është një vazodilator që do të thotë se zgjeeron enët tuaja të gjakut", shpjegoi Julia Blank, një mjeke familjare në Qendrën Shëndetësore të Providence Saint John në Santa Monica. Kjo e bën më të lehtë faktin që ju të vaposeni keq dhe temperatura e trupit të rritet në sipërfaqen e lëkurës, duke ju bërë të ndiheni tmerrësisht të nxehtë.

Për shkak të presionit të lartë të gjakut, ju ndjeni se nxehtësia po afrohet në sipërfaqen e lëkurës. Problemi është se edhe jashtë është super ngrohtë, çka rrit shanset që ju të ndjeni afshe të ngrohta për shkak të pijeve alkoolike që po konsumoni.

Alkooli ju dehidraton

Përveç ngrohjes, alkooli është një diuretik dhe i heq trupin tuaj shumë lëngje. "Alkooli bën që veshkat tuaja të lirojnë më shumë ujë përmes urinës se sasia normale", thotë Hallie Zwibel, mjek dhe drejtor i Qendrës për Mjekësi Sportive në Institutin e Teknologjisë në Nju Jork. "Pra, tani po humbisni ujë përmes djersës [nga nxehtësia] dhe urinës, e cila mund t'ju bëjë të ndiheni të dehidratuar dhe të paaftë që të qetësoheni".

Lajmi i mirë? Ka mënyra për të pirë në mënyrë të sigurtë në nxehtësi

Ju ndoshta nuk do të ndjeni sikur keni etje, sepse jeni duke pirë, por nuk është tamam kështu. Urina juaj do të duket më e holluar se sa është në të vërtetë, duke ju dhënë iluzionin se keni lëngje të mjaftueshme në trupin tuaj. Por, mjekët rekomandojnë që të pini një gotë ujë çdo 30 minuta, gjë që do të ndihmonte që vazhdimisht të ringopni trupin pas lëngjeve të humbura. Një tjetër mënyrë për të mbajtur lëngjet shtesë është të hani ushqime me bazë kripe.

Në çdo moment nëse jeni duke pirë alkool ose jo, ju filloni të ndiheni të lodhur, me të përziera ose konfuz, shkoni në një vend me hije dhe pini sa më shumë ujë të jetë e mundur. Këto janë shenja paralajmëruese të goditjes nga nxehtësia.