U bë një kohë e gjatë tashmë që lidhja e tyre e bukur, martesa e lumtur nuk gjenden më në rrjetet sociale. William Levy dhe Elizabeth Gutierrez mund të jenë ndarë dhe sipas mediave spanjolle, kjo gjendje mund të ketë disa muaj. Në fakt, që nga muaji prill, kur aktori kubanez festoi ditëlindjen, familja Levy nuk është mbledhur më për një foto të përbashkët duke treguar dashuri dhe lumturi familjare.   

Aktori ka marrë urime nga dy fëmijët e tij këtë të diel, me rastin e Ditës së Baballarëve, por nga bashkëshortja nuk ka pasur asnjë reagim. Pse asnjë shenjë nga partnerja e tij?

Duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur Elizabeth Gutierrez mezi priste të tregonte se ç'baba i mrekullueshëm është William, këtë herë ajo nuk pati asnjë reagim për këtë. Madje, edhe pas mesazheve të dy fëmijëve për të atin, Gonzales nuk bëri as më të voglën lëvizje. Madje as nuk ka postuar foto me fëmijët dhe partnerin me rastin e kësaj dite.

Një tjetër detaj që të çon drejt faktit që çifti është ndarë është edhe reagimi i modeles në Instagram. Si për të hequr vëmendjen nga thashethemet e fundit, ajo ka postuar në profilin e saj foto nga plazhi duke realizuar një set fotografik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Never trust your fears, they don’t know your strength ♥️

A post shared by Elizabeth Gutierrez (@gutierrezelizabeth_) on

Ndërsa dy fëmijët Kailey dhe Christopher, uronin të atin me fjalë zemre, Gutierrez zgjodhi një mënyrë tjetër reagimi për të shpërqëndruar ndjekësit e saj.

Sipas mediave spanjolle, mes çiftit të famshëm marrëdhëniet janë tensionuar, aq sa thuhet se ata jetojnë prej kohësh të ndarë. Modelja, prej kohësh nuk ka postuar më asnjë foto me familjen dhe kjo është shumë dyshuese.