Dua Lipa i dha fund lidhjes disavjeçare me Isaac Carew vetëm pak ditë më parë. Kur dukej se marrëdhënia e tyre po shkonte shumë mirë, u bë publike ndarja e çiftit. Nuk dihet shkaku i ndarjes, por duket se këngëtarja shqiptare po vazhdon jetën e saj dhe nuk ka humbur kohë për të filluar një romancë të re ose të paktën kështu ka bërë me dije Prive.

Sipas burimeve pranë Prive.al, Dua është duke përjetuar një romancë me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar. Ai nuk është një emër i panjohur, pasi është përfolur shpesh në media jo vetëm si vëllai i modeleve të famshme, por edhe për marrëdhënien e tij me Kendall Jenner.

“Dua është takuar me Hadid edhe gjatë muajve të fundit të lidhjes me Isaac. Tanimë kur kapitulli me Isaac ka përfunduar në mënyrë definitive, dyshja po frekuentohen çdo herë e më shumë me njëri-tjetrin. Romanca është në fillimet e saj, drejt konsolidimit”, -shkruan Prive.

Ne mezi po presim për një konfirmim nga vetë çifti!