Nëse thua çokollatë, ke thënë ëmbëlsirë, tundim, dëshirë, pasion. Nëse thua luleshtrydhe, ke thënë romantike, e ëmbël, e shijshme, tunduese. Por kur i thua të dyja bashkë? Atëherë mund ta specifikosh me plot gojën: e parezitueshme.

I tillë është ambienti më i ri në kryeqytet, i cili, atë çka përmban ta tregon që në emër. Po aq të parezistueshëm sa ka emrin, aq edhe tundues ka çdo detaj rreth e rrotull. Të veshur me ngjyrat e çokollatës dhe të luleshtrydhes, të gjitha këndet e Chocoberry-t – pastiçerisë më të re në kryeqytet – janë si copa të një keku gjigant që të vjen ta gëlltitësh me një frymë.

Vetëm në pak net, ky vend që gjendet përballë shkollës “Pjetër Budi”, mes lumit Lana dhe rrugës “Myslym Shyri”, është kthyer në një stacion të ri, jo vetëm për banorët e zonave përreth, por edhe për klientët me shije të hollë e specifike.

Hapësira të krijon mundësinë që të ndalesh në çdo cep të ëmbël të pastiçerisë. Veranda e madhe, por dhe një kënd i madh i gjelbër, si kopsht me lule, i jep frymë tjetër të gjithë ambientit, aq sa ndryshon gjendjen emocionale të çdo klienti.

Interiori i pastiçerisë është si ëmbëlsirë më vete. Të duket sikur ke hyrë në një çokollatë të madhe me shije luleshtrydheje. Tavani të jep idenë e një çokollate të shkrirë, që nga momenti në moment të fton “për të shijuar” kolonat si kubikë çokollate.

Pak më tutje, ndeshesh me një kënd delikat e femëror – kuptohet nga roza tipike dhe e ëmbël e vajzave. Karriget dhe forma e tyre nuk janë më kot në këtë stil – sikur të jesh duke u ulur në disa macaroons super të mëdha me të gjitha ngjyrat.

Nëse ecën pak më djathtas pastiçerisë, syri të kap një kopsht të bukur, për realizimin e të cilit ka investuar edhe bashkia e Tiranës.

Nëse i ke përmbushur të gjitha detyrimet rreth e qark, rikthehesh te nisja – banaku i ëmbëlsirave. Ëmbëlsirat, nga të gjitha llojet, me teknika moderne, kremoze dhe me shije të panumërta.

Ah, akulloret! Edhe ato janë gjithmonë aty duke të joshur… Me shije unike, përgatitur në mënyrë artizanale, ato janë shumë tunduese. Kombinimi i shijeve me reçelrat e ëmbël do të jetë çdo ditë sfidë për të sjellë variante të reja në këtë vend që nuk do t’ia dijë nëse ke nisur dietën para plazhit.

Thashë gjë që kam filluar dietën unë?