Edhe pse ka pothuaj dy vjet që shoqërojnë lajmet e shtypit rozë me titujt për lidhjen e tyre, Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk janë parë bashkë. Të paktën jo zyrtarisht, përveç rasteve sporadike dhe ndonjë fotoje paparaci. Meqenëse reperi i njohur asnjëherë nuk ka dashur ta rrëfejë publikisht jetën e tij private, kështu ka bërë edhe këtë herë. Me qëllim ose jo, edhe në një ditë speciale për partneren e tij, Ledri është i angazhaur me punë. Këtë e tregon edhe me foto për të gjithë fansat.

Vetëm duke u nisur nga postimet e çiftit në Instagram, është e vështirë të ndërtosh një ngjarje që të mos ketë mistere, megjithatë duket se kjo ditëlindje çiftin e ka lënë të ndarë. Në dukje….

Sara, në fakt, sot ka marrë një buqetë të madhe me lule me rastin e 27-vjetorit të lindjes. Edhe pse e ka postuar në Instagram foton, ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër për dhuruesin.

Ndërkohë, për ditëlindje, Sarën e kanë uruar nga llogaritë e tyre edhe mikeshat e saj, Ariana Fejzullahu, Dhurata Dora dhe Kida. Me siguri, shoqet janë mbledhur për të festuar ditën speciale të Sarës, por Ledri nuk lë asnjë shenjë askund që është i pranishëm, përkundrazi.

Ai vazhdon të tregojë se është me xhirime dhe këtë e ka treguar edhe në rrjet… Kaq do të tregojë dhe mirë është të mos pyesni më shumë. Kur të jetë momenti, do të bëjë publike edhe këtë pjesë për kureshtaret dhe adhurueset e tij. Për momentin, vajza, mjaftohuni me faktin se Ledri po bën gati një këngë të re.