Sa herë presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania dalin bashkë në publik, diçka jonormale do të ndodhë dhe kjo është e sigurt. Nuk janë të pakta herët kur Melania ka bërë "skena" në publik duke refuzuar t`i japë dorën bashkëshortit dhe videot kanë bërë xhiron e rrjetit. Një tjetër skenë Zonja e Parë e ka bërë sërish, jo më larg se dje.

Në shpalljen e kandidaturës për presidencën e 2020-ës, kur Melania prezantoi të shoqin, ai dëshironte që t`i jepte një puthje në buzë, por Zonja e Parë iu shmang duke e puthur në faqe. Videoja po qarkullon kudo online dhe nuk mund të kalonte pa u komentuar.

Kjo nuk është hera e parë që Melania e bën këtë gjë (ashtu si me dorën), pasi ajo i është shmangur puthjes së bashkëshortit edhe gjatë vizitës së presidentit Macron dhe gruas së tij Brigitte në Shtëpinë e Bardhë, vitin e kaluar.