Tri fustane që kanë qenë pjesë e gardërobës së Princeshës Diana janë shitur në London’s Kerry Taylor Auctions për rreth 300 mijë dollarë, tri herë më shumë nga sa ishin parashikuar të shiteshin. Pak a shumë çdo gjë e veshur nga princesha e dashur ka ngjallur interes te njerëzit, por këta të tre kanë qenë të veçantë. Princesha i dhuronte te miqtë ose për bamirësi shumicën e veshjeve të saj, por këta të tre ruheshin me fanatizëm nga një koleksionues.

Ky është fustani i saj Catherine Walker, të cilin e veshi gjatë vizitës së presidentit të Turqisë në 1988-ën. Fustani u shit për 116,765 dollarë.

Fotoja djathtas tregon si duket fustani sot

Ndërsa ky ishte një fustan i stiluar nga David dhe Elizabeth Emanuel për një vizitë në Bahrain me Princin Charles në vitin 1986. Ky fustan u shit për 133,073 dollarë.

Fotoja djathtas tregon si duket fustani sot

Ky fustan është më i vjetri. Princesha e veshi në 1984 dhe u shit për 78,474 dollarë.

Fotoja djathtas tregon si duket fustani sot

Duke qenë se moda rikthehet gjithmonë, fustanet mund të vishen edhe sot dhe duken shumë aktualë.