Interneti është vendi i duhur për të treguar të bukurat e jetës, por edhe anët e pakëndshme apo të pazakonta. Moderatori i “The Tonight Show”, Jimmy Fallon, u kërkoi njerëzve të postonin në Twitter situatat më të pazakonta në dasma me hashtagun #weddingfail. Nuk kishte si të mungonin situatat gazmore, por edhe ato të pakëndshme.

“U mundova të isha romantik dhe të ngrija në krahë gruan time gjatë ceremonisë. Fatmirësisht, kjo gjë ndodhi pasi ajo tha ‘Po’!”

“Vjehrra veshi fustan nusërie në dasmën time.”

“Në dasmën e një miku shkatërrova këtë foto që duhet të ishte spontane.”

“Gjatë kërcimit baba-bijë në dasmën time, im atë dhe vajza e luleve u përpoqën të realizonin lëvizjen ikonike nga Dirty Dancing. Ajo është mirë, ju betohem.”

“Një vit më parë isha shoqëruesja e nuses në dasmën e tim vëllai. Gjithçka po shkonte mirë derisa u deha shumë në afterparty. Nuk kujtoj shumë nga ajo natë, por fotografi kapi këtë foto, ku unë po mundohem të fshihem nga të afërmit e mi në pistën e vallëzimit.”

“Epo, unë bëra këtë…”

“Isha shoqërues i dhëndrit, mikut tim, në dasmën e tij të dytë. E fillova fjalimin tim duke thënë ‘Mirë se erdhët sërish’… Atij nuk i pëlqeu aspak kjo gjë!”