Nëse ka një sekret për të arritur pozën më seksi të plazhit, ai fshihet te rrobat e banjës. Trendi i nisur nga modelja italiane, Valentina Fradegrada, tashmë ka pushtuar Instagramin dhe të gjitha vajzat e kanë sfidë në plazh. Nuk mund të largohen prej andej nëse nuk kanë realizuar një foto të tillë - me bikinit mbrapsht.

Fradegrada vendosi t’i veshë bikinit përmbys, gjë që tërhoqi shumë komentues. Pas saj, një kompani australiane veshjesh i dha edhe më shumë famë, duke u kërkuar ndjekësve në Instagram se ç’mendim kishin për këtë metodë, u bëri thirrje të postojnë fotot e tyre me bikint përmbys, si edhe të nisnin të tregonin truke si e realizonin më thjesht.

Sot, Instagrami është mbushur me foto të vajzave që kanë tentuar t'i mbajnë bikinit kështu, si ta realizojnë një foto të tillë me një metodë kaq të veçantë. Sigurisht, pati mes tyre edhe komente negative, por Fradegrada tashmë ka hapur një faqe më vete në Instagram, të quajtur Upsidedoënbikini_official. Klikoni këtu dhe provoni ta realizoni edhe ju një foto si kjo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#upsidedownbikini by @sheashelewis with @upsidedownbikini.official ã?»Marvellous ã?»ã?» ð??¤ð??¤ #upsidedownbikini

A post shared by ð??¤ UPSIDEDOWN BIKINI OFFICIAL ð??¤ (@upsidedownbikini.official) on