Velina bionde e "Xing me Ermalin" do të rikthehet këtë të shtunë në programin nga i cili nisi karrierën televizive. Modelja e njohur bionde, me siguri, do ta marrë edhe një herë rolin e ngacmueses së të ftuarëve, por nuk dihet nëse do të vijojë apo do të jetë e ftuar speciale vetëm për një natë.

3 muaj pas largimit, Kejvina rikthehet në "Xing" dhe Ermali e ka publikuar lajmin bashkë me një video gazmore nga xhirimet e programit.

"Këtë të shtunë kthehet Kejvina Kthella në Xing", - shkruan Ermali pa dhënë të tjera shpjegime për velinën bukuroshe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Këtë të shtunë kthehet @kejvina_kthella në Xing😍🤣

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Për arsyen e largimit, Kejvina tha se do të vijonte me projekte të tjera jashtë ekranit. Megjithatë, ftesën për t'u gjendur dhe argëtuar edhe një herë në krah të Ermalit nuk mund ta refuzonte.