Vendosa të dal sonte.

Ndoshta pa destinacion, por thjesht kisha nevojë të ecja. Një nga rrugët e mia të preferuara është ajo e Kosovarëve, pranë liqenit. Duke qenë se e bëj pothuajse çdo ditë këtë rrugë, e njoh mirë dhe di mirë çdo biznes të ri që hapet dhe mbyllet. Prej kohësh shihja një ambient me xhama të zi (një bar) që shkruante “Hapet së shpejti”.

E kuptova nga dritat që sonte ishte hapur. Madje kishte inagurimin! Më tërhoqi vëmendjen dekori, që më pas zbulova që ishte realizuar nga Class Events. E kush mund të ishte tjetër? Kjo kompani është lider në organizimin e eventeve të tilla.

Që në hyrje më bëri përshtypje emri i lokalit “Alkimia”. Bëra një kërkim të shpejtë në telefon dhe mësova që kjo fjalë vjen nga greqishtja dhe do të thotë “gurë i çmuar”. I tillë ishte në të vërtetë.

U futa brenda dhe interiori më la pa fjalë. Nuk ishte luks, por ishte çdo gjë e arreduar me shumë shije. Të krijonte ndjenjën e komoditetit. U ula dhe po prisja kamarierin. Për mua në çdo vend ku shkoj është i rëndësishëm shërbimi. Tirana është e mbushur me lokale dhe ajo çfarë i diferencon nga njëri-tjetri është shërbimi. Stafi i këtij lokali ishte vërtet tejet i sjellshëm dhe korrekt. Pranë meje ishte ulur pronarja e këtij lokali, që nuk qëndronte në bar për të krijuar tension dhe për t’i mbikqyrur stafin, por për t’i ndihmuar. Ajo punonte njësoj si ata dhe i gjithë stafi ishin të lumtur nga prania e saj aty. Me të zhvillova një bisedë të gjatë dhe më la të kuptoja, që stafin e trajtonte si familjen e saj, i donte shumë. Ajo ishte e parimit që nëse një staf është i kënaqur me punën, asnjëherë nuk e neglizhon dhe nuk e bën me “hile”. Ajo ia kishte arritur të krijonte një kimi të mirë me ta, gjë që rezulton e suksesshme në një biznes.

Shërbimi i mirë është çelës në çdo fushë, jo vetëm në biznes. Përveç shërbimit, në “Alkimia” mund të gjeje çdo gjë. Po, po çdo gjë. Nëse në mëngjes të shijon një kafe në këtë lokal, ose një pije freskuese, në darkë atmosfera ndryshon tërësisht. Baristi përgatiste koktejle nga më të ndryshmet, një profesionist në fushën e vet.

Një tjetër trend që po pëlqehet së fundmi janë dhe shishat. Përveç bar-kafeve, koktejleve tek Alkimia, në brendësi keni edhe një vend ku mund të provoni shije të ndryshme të shishave.

Nuk mbaron me kaq. Lokali së shpejti do të hapë edhe kuzhinën. Në këtë ambient modern, do të mund të konsumoni edhe ushqime tradicionale. Mëngjesi, dreka dhe darka do t’ju shijojnë më shumë tek Alkimia. Do të jenë gjëra bio dhe të shijshme. Çdo ditë nga një menu e re.

Alkimia, ky gur i çmuar sjell për ju: bar kafe, shisha, koktejle, pijet më unike dhe së shpejti edhe një kuzhinë tepër të shijshme.

Stafi është fantastik. Katerina gjithashtu! Alkimia, vendi ku duhet të shkoni çdo ditë, për ta bërë të paharrueshëm qëndrimin me miqtë.

Unë do të rikthehem tek Alikimia! Eja edhe ti!