Jo sepse kanë të njëjtën shije për veshjet, por sepse ato janë në modë. Të parezistueshme, joshëse, me ngjyrën tendencë të momentit.

Kur është fjala për këpucët, me Victoria-n nuk ka shaka. Ajo guxon gjithmonë, madje edhe atëherë kur mund të thyejë kodin e veshjes. Gjatë marsit të këtij viti, ikona e modës nxori nga koleksioni i vjeshtës këto këpucë pink, velvet, të cilat menjëherë u bënë trend.

"Nuk më pëlqen të vishem në mënyrë të komplikuar" - tha Victoria pak muaj më parë për stilin e veshjes së saj: "Dua që të ndihem rehat me veshjen, chic dhe stylish, dhe pastaj të ndërhyj me një ngjyrë të theksuar në këpucë, gjë që e bën look-un të duket më modern e cool."

Dhe kështu ndodhi me veshjen e disa ditëve më parë në dasmën e futbollistit spanjoll, Sergio Ramos. Komentet në rrjet ishin të panumërta, por ikona e modës ndihet e lumtur për zgjedhjen dhe emrin e saj. Këpucët pink nga "Victoria Beckham" ishin vetëm një nisje, një ngacmim...

Nga ana tjetër, ka edhe një "Victoria Beckham" shqiptare. Emina Çunmulaj, sonte ka zgjedhur një kostum nga Gucci dhe çfarë tjetër? Një palë këpucë pink... Si të Victoria-s. Sot, Emina feston 4-vjetorin e martesës, është gati për një natë të gjatë, ndaj edhe të gjithë miqtë i ka përshëndetur me një foto për look-un e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Cuz she don’t like roses ð?¥? ð?¥?ð?¥? By @gashi

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Veç kostumit, Eminës i bien në sy menjëherë stiletto-t pink, velvet, të cilat janë tendenca e fundit e pasarelave dhe vajzave të modës.