Kanë qenë pjesë e një skuadre për të realizuar një prej serialeve më të ndjekur "Dashuri e ndaluar". Aktorja e njohur për rolin e Zonjushës në serialin që bërë për vete të gjithë publikun, Zerrin Tekindor, është takuar së fundi në Gjermani me aktorin e njohur për rolin e Adnanit në të njëjtin serial, Selçuk Yöntem.

Në fakt, takimi erdhi pas shumë viteve që ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në serialin "Dashuri e ndaluar", por ai nuk ishte filmi i parë që kanë interpretuar. Në vitet 2008-2010, ata luajtën bashkë për herë të parë dhe pas disa projekteve u gjendën sërish në "Dashuri e ndaluar".

Pas serialit, pati zëra që çifti mund të ishin bashkë edhe në jetën reale, por spekulimet ranë poshtë shpejt pasi u mësua se Zonjushe ishte në një lidhje të gjatë, e cila pak kohë më vonë mori fund.

Dy aktorët takuan në Gjermani edhe drejtoren e serialit, Hilal Saral, me të cilën gjithashtu kanë pasur disa bashkëpunime.

Selçuk Yöntem ka postuar një foto me dy koleget e tij duke ndarë me fansat nostalgjinë për kohën që kanë kaluar bashkë: "Na ka marrë malli për njëri-tjetrin" - shkruan Adnan në foton me Zonjushën.

Kaq është dashur që edhe fansat të reagojnë dhe të shprehin edhe ata mallin nostalgjinë për dy aktorët e njohur.