Një deklaratë e Trejsi Sejdinit në emisionin e Roza Latit “Why not” u bë mollë sherri mes saj dhe Encës. Roza e pyeti Trejsin, nëse ishte e virgjër si Enca, dhe ajo dha këtë përgjigje: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”.

Ndërkohë Enca reagoi për herë të parë në emsionin e Ermalit rreth deklartës së Trejsit, duke përfshirë këtu edhe Rozën, drejtuesen e programit.

 “Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”,- u shpreh Enca të shtunën në “Xing me Ermalin”.

E vetmja që nuk kishte reaguar deri tani ishte Roza. Moderatorja e njohur në fakt ka bërë një reagim të gjatë në Instastory rreth kësaj çështjeje ku shkruan se ndihet e ofenduar nga Enca që i ka dhënë shumë rëndësi vetes. Roza shton ndër të tjera se e ka ftuar Encën në emisionin, por ajo nuk shkeli më në studion e saj pas famës.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e saj: