Nga Londra në Barbados. Marina dhe Geti mesa duket kanë nisur pushimet dhe pas disa ditëve relaksi në kryeqytetin britanik, çifti kanë vendosur të fluturojnë drejt ishullit Barbados. Këto me siguri janë pushimet e para për këtë verë për çiftin. Ata zakonisht nuk kthehen në Shqipëri deri në shtator. Por le t’i marrim me radhë destinacionet e tyre.

Çfarë duhet të dini për ishullin Barbados, në rast se edhe ju do të pushoni në këtë destinacion në verë:

Përdorimi i lëndëve narkotike

Shumë njerëz mendojnë se në ishujt Karaibe është e lejuar përdorimi i marihuanës. Megjithatë, kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ato janë të ndaluara në ishull.

Transporti publik

Barbados ka një sistem relativisht të mirë të transportit publik. Ka ndalesa të dukshme në të gjithë ishullin. Çmimi i autbusit është 2 dollarë për person.

Siguria

Barbados është një destinacion mjaft i sigurt për t'u vizituar, shumë e lehtë për të ecur të qetë nëpër rrugë në çdo kohë të ditës pa asnjë problem. Sidoqoftë, është më mirë të keni kujdes dhe t’i mbani me vete gjërat personale.

Njerëzit

Njerëzit në ishull janë shumë miqësorë. Ata janë gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar duke ju rekomanduar një vend të mirë për të ngrënë, ose do t’ju ftojnë për të pirë diçka së bashku.

Gjuha

Në fillim, ju mund ta keni vështirë të kuptoheni me vendasit, por ne ju premtojnë që ata flasin anglisht, vetëm duhet pak vëmendje nga ana juaj për t’u kuptuar më mirë.