Të gjithë, në përditshmëri jemi në kontakt me situata që na shkaktojnë ankth. Shumë apo pak, ankthi ndikon negativish në ditët tona. Përveç atyre që shprehim me fjalë, edhe trupi jep disa sinjale dhe ka disa mënyra për t’u ankuar.

Ja cilat shenja shfaq ai:

Jeni vazhdimisht të lodhur

Lodhja trupore nuk ndalon asnjëherë, edhe kur qëndroni në shtëpi gjatë pushimit.

Shfaqni shenja të ndryshme në trup

Stresi ndikon në të gjitha organet e trupit. Lëkura është një nga ato. Fillojnë rrudhat e para dhe shenjat e moshës nisin të theksohen.

Shkoni shpesh në tualet

Urinimi i shpeshtë është një nga simtomat e ankthit. Por stresi mund të shkaktojë edhe kapsllëk gjithashtu.

Nuk mund të përqëndroheni

Ankthi mund t'ju shpërqëndrojë në mënyrë që të mos keni mundësi të përqëndroheni në diçka për orë të tëra.

Ndieni muskujt të fortë

Është një tjetër simptomë e ankthit që ju mundon. Muskujt forcohen dhe bëhen të pandjeshëm,

Keni vështirësi në frymëmarrje

Shtrëngim në gjoks, frymëmarrje shumë e shpejtë, ose simptoma të tjera të frymëmarrjes mund të jenë të lidhura me presionin psikologjik.

Nevrikoseni shpejt

Nëse ju ndodh që të nevrikoseni me gjënë më të vogël, atëherë arsyen duhet ta kërkoni më thellë. Ajo është ankthi.