Seksi nuk duhet të jetë gjithmonë një maratonë! Le të jemi të sinqertë...shumica prej nesh jemi kureshtarë për përvojën e partnerit në krevat, por kemi frikë të pyesim. Për shembull, a duan burrat apo gratë që seksi të zgjasë më shumë? Por, pjesën më të madhe të kohës ne ecim me këto pikëpyetje rreth këtyre temave, nga frika për t'i bërë gjërat të pakëndshme.  

Dating Site Saucy pyeti rreth katër mijë burra dhe gra në mbarë botën për dy gjëra: prej sa kohësh kanë marrëdhënie seksuale dhe për sa kohë do u pëlqentë të zgjaste raporti intim. Dhe siç mund ta imagjinoni, realiteti nuk i plotëson domosdoshmërisht shpresat.

Sipas gjinisë, sa kohë duhet të zgjasë seksi sipas grave dhe burrave

Duket se femrat dëshirojnë që seksi të vazhdojë mesatarisht 25 minuta dhe 51 sekonda, kur burrat duan 25 minuta dhe 43 sekonda. Fakti që dy gjinitë bien dakord për kohën ideale në krevat është një shenjë e mirë. Por, duke gjykuar nga sa kohë zgjat seksi mesatarisht për çift, shumica e të anketuarve ka gjasa të jenë të zhgënjyer. "Këshilla jonë më e mirë për të gjithë është që të kënaqemi për aq sa zgjat, edhe kur është i shpejtë mos u mërzisni, provoni një raund të dytë.


Praktika e bën të përsosur raportin intim! Të gjithë duan më shumë arsye për të mbajtur gjallë seksin, pa marrë parasysh origjinën apo vendin. Por, ju mund të merrni në konsideratë se sa herë keni raport intim, për ta bërë gjithçka të mahnitshme! Dhe mos harroni këto janë këshilla të ekspertëve të miratuara për të ndriçuar jetën tuaj seksuale.