Të gjithë ju e njihni nga gjyshja gjethen e famshme të dafinës dhe, natyrisht, njihni edhe një pjesë të mirë të efekteve të saj të mrekullueshme. Dafina nxit humorin e mirë, rregullon tretjen, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, trajton kollën, por njëkohësisht është edhe një kurë mjaft e mirë kundër stresit.

Përveç aromës që u jep të gjitha gatimeve, dafina është një qetësues natyror i pazëvendësueshëm. Gjethet e dafinës kanë në përmbajtjen e tyre acid kafeik dhe rutin, dy elementë që i japin zemrës forcë dhe trurit çlodhje. Rutina forcon kapilarët e gjakut në zemër, ndërsa acidi largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Dafina ka një efekt lehtësues, çlirues dhe qetësues, sepse ka në përmbajtjen e saj linalol, një element që ul hormonet e stresit në organizëm. Gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësohesh edhe në momentet më stresuese, pra kur ankthi është i lartë.

Si duhet të veproni për të ulur ankthin dhe stresin?

Duke djegur gjethet e dafinës, lëshohen vajëra esencialë, të cilët kanë efekte qetësuese në trup dhe mendje. Vajrat esenciale janë të dobishme për zvogëlimin e ankthit dhe stresit, pagjumësisë dhe lodhjes kronike.

Digjni disa gjethe të thata dafine një enë mjaft të madhe për të paktën 10 minuta. Nëse këtë e bëni çdo darkë, pas disa ditësh, do ta ndieni veten shumë më të qetë.