Jemi zyrtarisht në sezonin e shapkave. Në stinën e verës, vajzat duhet të bëjnë blerje të reja, si sandale apo shapka. Vajzat e famshme e kanë bërë blerjen për këtë vërë. Ato janë shapkat Dior, që kushtojnë jo më pak se 650 dollarë. Ju mund të mendoni se këto shapka janë shumë të shtrenjta, por siç duket, për vajzat e njohura janë të përballueshme.

Këto shapka në fakt mund të kombinohen aq bukur edhe me çantën Dior Tote, që kushton edhe ajo jo më pak se 2700 euro. Në stinën e verës, ku fotot janë të shumta, Dior gjithmonë bën diferencën. Veshja në tërësi mund të jetë më e lirë, por gjithë vëmendjen e marrin shapkat. Janë të bukura apo jo?