Pas përfundimit të takimeve në presidencë, Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorit si data për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Meta priti sot në presidencë, në takime të veçanta, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, aleatët e djathtë të Bashës, dhe Paskal Milon e PDS-së.

Këto zhvillime erdhën pas një ftese, që presidenti i bëri kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Basha për t’u takuar nga ora 5 e mëngjesit të sotëm deri në 13:00.

Këtë ftesë e bëri publike kreu i qeverisë mbrëmë përmes rrjeteve sociale, ku njëherësh njoftoi se e ka refuzuar atë për shkak të angazhimit të tij me zgjedhjet. 

Burimi: Shqiptarja.com