Kur Miuccia Prada prezantoi për herë të parë çantën e nailonit, më 1984, pati plot reagime në lidhje me materialin e përdorur në çantën që shumë shpejt u kthye në ikonë, por për 25 vite kjo "risi" ka dëshmuar se nuk del kurrë nga moda... Sot, më shumë se asnjëherë, po ridashurohemi me koleksionin e ri të çantave të nailonit, falë vendimit që ka marrë shtëpia italiane e modës...

Pas prezantimit të lajmit të mësipërm, që nga viti 2020, Prada gjithashtu do të ndalojë përdorimin e gëzofit të kafshëve, duke e zëvendësuar atë me material të ricikluar.

Koleksioni i ri i aksesorëve të nailonit ka sjellë për adhuruesit e markës Prada, 6 dizajne klasike, ndër to edhe dy çanta shpine. Bashkë me lajmin për përdorimin e materialeve të ricikluara, Prada do të dhurojë fonde për programet e qëndrueshmërisë së UNESCO-s.

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kësaj marke është se Prada ka premtuar se do të ulë çmimet e çantave të nailonit, pasi ky program të hyjë në fuqi.

Sa mirë Prada! Një çantë për të shpëtuar botën...