Lëkundjet në qytetin e Korçës nuk kanë të ndalur që prej 1 qershorit, kur tërmete të njëpasnjëshëm tronditën rrethin dhe shkaktuan panik te banorët. Pas tërmetit të regjistruar ditën e djeshme, një tjetër është regjistruar sot rreth orës 15:00.

Tërmeti me magnitudë 4,1 ballë e kishte epiqendrën në fshatin Arrës. Gjithashtu, lëkundja është ndjerë edhe në fshatrat Floq dhe Qafë-Zezë që kanë pasur dëme të shumta materiale nga tërmetet e regjistruara në fillim të muajit.