Rrjeti më i madh social, Facebook, po shfaq probleme teknike në funksionimin dhe ky është rast i përsëritur. Përdoruesit raportojnë se i njëjti problem po ndodh edhe me aplikacionin Whatsapp, pronë e kompanisë Facebook. Problemi qëndron në postimet e fotografive në Facebook, të cilat nuk shfaqen.

Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore. Vështirësi në publikimin e fotografive duket se ka edhe në Instagram, rrjet social që gjithashtu zotërohet nga Facebook-u. Kompania nuk ka ende një reagim për këto probleme.