Nëse ende nuk keni shkuar në plazh për këtë vit, keni sigurisht kohë për të vendosur se ku dhe me kë. Ne nuk mund të ndikojmë në vendin dhe personat me të cilët do të bëni pushimet, ama mund t’ju tregojmë disa nga tendencat e rroba banjove për këtë vit. Në fakt, vajzat e famshme janë ato që janë treguar “bujare” duke na treguar se çfarë rroba banjosh kanë vendosur të veshin këtë verë.

Le t’i marrim me radhë zgjedhjet e tyre:

-Nëse keni një trup si të Luana Vjollcës me forma të kolme, atëherë mund të zgjidhni si ajo. Bikini braziliane të zeza me rripa shumë të hollë. Minimaliste në fakt duken rrobat e banjos të Luanës.

-Nuk largohemi nga familja Vjollca dhe shkojmë tek Marina. Ndryshe nga Luana, Marina preferon ta mbulojë gjoksin e madh duke veshur trupore dhe ngjan njësoj seksi si Luana. Çështje shijesh.

-Pushimet e Lori Hoxhës duket sikur nuk kanë të mbaruar në rrjetet sociale. Në foton e parë me rroba banjo për këto pushime, Lori ka zgjedhur një palë trupore portokalli me një krah. Lori ngjan seksi, por edhe elegante në të njëjtën kohë.

-Nëse je një vajzë që nuk ke një gjoks të madh, Kida të ofron dy opsione. Reçipetat duhet të jenë me llastik në pjesën e poshtme dhe pa kupa. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme kjo gjë, një model i tillë i bën vajzat të duken me gjoks më të madh.

-Ndërsa opsioni i dytë janë reçipetat bust, një tjetër zgjedhje e Kidës që e kanë bërë atë të duket bukur dhe më e kolme.