Nëse prej kohësh jeni përpjekur të keni fëmijë dhe nuk keni pasur sukses, përgjigja mund të jetë drejtë e në xhepin tuaj. Kumiko Nakata, një studiues nga Japonia zbuloi se valët elekromagnetike nga pajisjet WIFI, si telefonat celularë apo modemat në shtëpi, mund të bëjnë një dëm të konsiderueshëm për spermatozoidët.

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth këtij studimi të kryer së fundmi:

30% e problemeve të fertilitetit vijnë nga burrat

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15% e çifteve në botë kanë probleme kur është fjala për fëmijët. Dhe të paktën një e treta e problemeve të fertilitetit vijnë nga burrat. Natyrisht, infertiliteti i meshkujve mund të shkaktohet nga shumë faktorë: si një mjedis i keq, stresi, një dietë e varfër, gjenetika etj. Megjithatë, një gjë e vogël si mbajtja e një telefoni celular në xhepin e tyre mund t’ju privojë nga krijimi i një familjeje.

Statistikat thonë se në ditët që po jetojmë, numri i telefonave celularë aktivë është më i madh se popullsia aktuale botërore, që do të thotë se shumica e njerëzve kanë më shumë se një telefon dhe efekti nga valët e tij mund të jetë tepër serioz për t'u injoruar.

Nakata specifikoi se studimi konfirmoi se valët elektromagnetike nga pajisjet WiFi janë të sigurta për njerëzit në aspektin e mirëqenies dhe shëndetit. Ndoshta, një zgjidhje e thjeshtë si mbajtja e telefonit në tavolinë në vend të xhepit do të tregonte ndryshimin në familje.