Ngjyrat e pastelit janë ngjyra të ëmbla, delikate dhe shumë vajzërore. A mund të ishte më i ëmbël një 10-vjetor sesa i gjithë prej pasteli dhe i mbushur me cupcakes?

Për ditëlindjen e Adës, Class Events e shndërroi ambientin në një botë ëmbëlsirash, me të gjitha ngjyrat e pastelit, ku më shumë mbizotëronte lejlaja. Tavolina e princeshave të ftuara u mbush me tullumbace, ndërsa sipër sotopjatave lejla u vendos nga një donut. Anës tavolinës së ulët u vendosën jastëqe për të akomoduar të ftuarat.

Tavani u mbulua nga tullumbacet blu dhe lejla, ndërsa bishtat e tyre vareshin nga lart si shirita të argjendtë. Tullumbace kishte ngado! Edhe në këndin e photobooth, ku kishte disa cupcake gjigante dhe ku shkruhej "Ada`s 10th birthday".

E gjithë festa ishte një ëmbëlsirë, por nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje këndi i ëmbëlsirave. Të gjitha llojet e ëmbëlsirave duke filluar nga cupckes, donuts, macaroons etj. qëndronin në një tavolinë të bardhë dhe në disa tavolina të larta në ngjyra pasteli.

Jemi të sigurt që Ada ka kaluar ditëlindjen më të ëmbël të saj!