Nuk janë të rralla rastet kur vajzat e famshme shqiptare, por edhe ato të huajat bëjnë xing me veshjet e tyre. E radhës është ajo mes Aurela Hoxhës dhe Elvana Gjatës. Të dyja vajzat kanë zgjedhur një kostum të markës Louis Vuitton, që kushton jo pak. Pantallonat kushtojnë 1130, ndërsa këmisha 1200 euro. Pra në total, ky kostum kushton 2330 euro. Mirëpo, ku i kanë veshur vajzat këto kostume? Elvana u shfaq në 25-vjetorin e Era Istrefit me këtë kostum të kombinuar me një palë atlete të bardha.

Të njëjtin kombinim ka zgjedhur edhe Aurela, e cila ka postuar në Instagram një foto në Instagram me këtë veshje, e cila ka rënë menjëherë në sy. Aurela shfaqet në foto me të ëmën, të cilën e uron për ditëlindje. Tashmë që i patë të dyja vajzat me të njëjtin kostum, cilës i shkon më shumë?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on