Ndonëse, ata sot janë prindër, asgjë nuk e zbeh emocionin e një prej ceremonive më madhështore të dasmave VIP që janë organizuar ndonjëherë në Kosovë e Shqipëri. Elita Rudi, me kërkesë të veçantë të fansave të saj ka vendosur që të ndajë me publikun virtual, por jo vetëm një gamë të madhe fotosh të papublikuara më parë nga dasma e saj me reperin Gjiko gati një vit më parë.

Edhe pse vijon të mbetet një nga dasmat VIP më të komentuara dhe asokohe kur ajo u organizua shumë foto u publikuan nga të pranishmit në të, por edhe nga fotografë e media të akredituara në dasmë, me sa duket ne nuk kishim parë gjithçka. Fotot, gati albumin e plotë nga dita e saj e madhe, mami i Zërit e ka publikuar vetëm mbrëmë duke na njohur të gjithëve me disa nga momentet më kulminante nga dasma, nga të ftuarit VIP që mund t'i kishin shpëtuar vëmendjen sonë, etj.

Dhe gjithçka duket kaq perfekte dhe e kuruar në detaje. Sigurisht, dasma është një nga ato ngjarjet e rëndësishme në jetën e një çifti që mbeten gjatë në kujtesë. E për Elitën, duket se funksionon njësoj!