Për herë të parë sot Xhensila dhe Besi na kanë prezantuar me Ajkën e tyre. Në 1-vjetorin e lindjes, ata e hapën zëmrën dhe na treguan gëzimin më të madh të jetës së tyre. Ajka dukej një kombinim i të dy prindërve, edhe pse kishte marrë më shumë nga Besi. Fotot e publikuara sigurisht që ishin të para një viti, sapo ajo kishte ardhur në jetë. Me siguri ajo ka ndryshuar shumë në këto 12 muaj. Sot e gjitha familja Kallaku feston për Ajkën.

Në ditëlindjen e saj të parë mami Xhensila ka publikuar edhe videon e momenteve të para pas lindjes. E përlotur dhe e emocionuar që mbante në krahë të bijën, Xhensila dukej më e lumtur se kurrë. Ndërsa Besi nuk e lë për asnjë moment menjanë humorin. Edhe aty ka gjetur shkas t’i bëjë disa mimika qesharake Ajkës për ta bërë të buzëqeshë. Duket një portet shumë i bukur familjar…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on