Kemi dëgjuar shpesh të thonë se nuk duhet të zhytemi në ujë pasi kemi konsumuar ushqim. Kjo është një këshillë që na shoqëron çdo sezon plazhi, por jo gjithmonë e zbatojmë. Si qëndron e vërteta e kësaj dileme shumëvjeçare? A mund të zhytemi në ujë menjëherë pas vaktit?

Sipas autoriteteve italiane, edhe pse jo çdo vit, në vendin fqinj raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.

Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, (siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proçes dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti apo në raste ekstreme edhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për t`u hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me veshtirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa, nëse keni konsumuar një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.

Burimi: Top Channel