Turi i tenisit Wimbledon po zhvillohet në Angli dhe nuk kishin si të mungonin pjesëtaret e familjes mbretërore, mbi të gjitha sepse pjesë e turit është edhe Serena Williams, mikesha e ngushtë e Meghan Markle. Ajo çka ra në sy kësaj radhe ishte se Meghan nuk ishte vetëm, si pak ditë më parë, por ishte e shoqëruar nga kunata, Kate Middleton dhe motra e saj Pippa. Kjo është hera e dytë brenda javës që Kate dhe Meghan shfaqen së bashku në të njëjtin event.

Kësaj radhe dukeshat dukeshin shumë të qeshura dhe miqësore me njëra-tjetrën, edhe pse nuk mbërritën së bashku në event. Marrëdhënia mes tyre dukej shumë e qetë, ndryshe nga sa po flitet së fundmi në media. Një eksperte mbretërore është shprehur se daljet e dy kunatave janë diçka e mirëmenduar, si një mënyrë për t`u dhënë fund thashethemeve se mes tyre ka mosmarrëveshje dhe tension.

Si mendoni ju, ka tension në marrëdhënien mes çifteve Meghan/Harry dhe Kate/William?