Bluza e palestrës e Lady Diana-s doli në ankand dhe u shit për as më pak e as më shumë se 53,532 dollarë. Sa një shtëpi! Princesha ia dha këtë bluzë traineres së saj prej shumë kohësh,  Jenni Rivett, e cila së fundmi e nxori në ankand. Jenni ka treguar se Diana e përdorte këtë bluzë për të vënë në lojë paparacët, të cilët e prisnin jashtë palestrës. Diana e vishte këtë bluzë çdo herë që shkonte në palestër në mënyrë që fotot e shkrepura nga paparacët të dilnin të gjitha njëlloj.

Sipas Jenni-t, Diana thoshte se kishte çështje shumë më të rëndësishme në botë që duhej t`u jepej vëmendje sesa veshja e saj e palestrës. Për këtë arsye ajo vendosi të vishte bluzën që ia kishte dhuruar Sir Richard Benson, në mënyrë që veshja e saj të mos komentohej më. Po ashtu, Rivett thekson që bluza nuk është larë asnjëherë, çka ia rriti edhe më shumë vlerën.