Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë zyratarisht një prej çifteve më të reja të showbizit. Këngëtarja shqiptare i dha fund lidhjes disavjeçare me Isaac Carew dhe pak javë më vonë zyrtarizoi lidhjen me Anwar Hadid, vëllanë e Gigi dhe Bella Hadid. Ndërkohë që Dua dhe Anwar nuk i fshihen më botës dhe puthen e përqafohen në publik, Isaac nuk mund ta harrojë. Ai nuk ka fshirë asnjë foto të Duas nga Instagrami i tij dhe për më tepër një postim i fundit në Twitter tërhoqi vëmendje dhe nxiti shumë reagime.

"Mendoj se paratë dhe fama janë një faktor i madh", -ka shkruar ai në Twitter.

Njerëzit janë të bindur se postimi i Isaac i është dedikuar Duas dhe komentet kanë vërshuar. Siç ndodh në këto raste, njerëzit janë të ndarë në dy kampe, një pjesë mbështetin Isaac dhe një pjesë Duan.

Ju jeni skuadra Isaac apo skuadra Dua?