Një prej çifteve më të diskutuar në mediat rozë kohët e fundit kanë qenë pa dyshim Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Është përfolur për një krizë në çift, të cilën ata jo vetëm që nuk e kanë pranuar, por kanë treguar krejt të kundërtën. I ftuar sot në "E diell", Roberti ka folur për marrdhënien me Norën dhe ka treguar disa gjëra që nuk i kishim ditur, si për shembull defektin e saj më të madh që "i ka prishur punë" edhe në ditën e dasmës.

Me sa duket, Nora vonohet shumë, madje edhe në ditën e dasmës. Përveç momenteve të bukura nga ajo ditë, Roberti tregoi se mban mend që Nora u vonua disa orë.

Tri orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës. Dasma ka zgjatur deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj”, -është shprehur Roberti.

Këngëtari tregoi se njohja me Norën ka zgjatur më shumë nga ç`mund ta kishim menduar. Robertit i janë dashur 6 muaj për ta bërë atë për vete dhe për t`u lidhur zyrtarisht.