Meghan Markle dhe Princi Harry takuan Beyonce-n dhe Jay Z-në në Londër, gjatë premierës së “The Lion King”. Meghan dhe Beyonce, të cilat takoheshin për herë të parë, u panë teksa përqafoheshin dhe bisedonin me shumë dashuri. Por para takimit, Beyonce dhe Jay Z thyen protokollin duke mbërritur pas çiftit mbretëror. Madje, ata u brohoritën nga fansat më shumë sesa Meghan dhe Harry duke u vjedhur të gjithë vëmendjen.

Por, kjo gjë harrua pas takimit të ëmbël të dy çifteve të famshëm. Të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë u tha gjatë takimit dhe falë videove që po qarkullojnë online, mund ta dëgjojmë qartë një pjesë të bisedës.

Fansat vunë re se Beyonce e përshëndeti Meghan-in duke e quajtur “princesha ime”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sussexs.LIFE (@sussexs.life) on

Ndërsa gjatë këtij klipi, fansat mendojnë se këngëtarja i tha dukeshës “bebi është shumë i bukur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sussexs.LIFE (@sussexs.life) on

Gjatë bisedës për Archie-n, Harry po i tregonte çiftit të këngëtarëve se Archie arrin t`i mbajë që tani krahët rreth qafës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meghan (@_duchess_of_sussex) on

Sipas reporteres mbretërore, Rebecca English, Jay Z i dha një këshillë prindërore Meghan-it dhe Harry-t.

“Këshilla më e mirë që mund t`u jap: Gjithmonë gjeni kohë për veten”, -ka thënë reperi.