Të zgjedhësh një emër fëmije nuk është aspak e thjeshtë. Duhet të bësh kujdes me zgjedhjen, pasi do të jetë një emër me të cilin fëmija do të thirret për gjithë jetën. Pëveç emrave tradicionalë, para disa vitesh në Shqipëri filloi të kthehej në trend edhe vendosja e emrave të huaj, të cilët vazhdojnë të preferohen ende. Shumë prindër preferojnë t`u vendosin fëmijëve emra të huaj, të cilët tingëllojnë më trendy. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë kategori duhet të dini se cilët janë emrat e fëmijëve që "kanë dalë nga moda".

Kemi shkruar shpesh për emrat më të famshëm të fëmijëve në botë, por cilët janë ata që nuk po përdoren më dhe që rrezikojnë zhdukjen? Sipas të dhënave të "Office for National Statistics" këta emra, dikur shumë të famshëm në botë, sot rrezikojnë të zhduken, sepse nuk po preferohen më.

Emra vajzash që rrezikojnë të zhduken:

1. Shannon

2. Kirsty

3. Jodie

4. Gemma

5. Danielle

6. Lauren

7. Kayleigh

8. Jadie

9. Rachael

10. Rhiannon

Emra djemsh që rrezikojnë të zhduken:

1. Craig

2. Jordan

3. Macauley

4. Kieran

5. Scott

6. Lee

7. Ross

8. Ashley

9. Mitchell

10. Shane