Shumë njerëz i duan kafshët më shumë nga sa duan njerëzit dhe kjo gjë dihet. Nuk është për t`u çuditur, kafshët janë gjithmonë të gatshme për të të përkëdhelur dhe për të të qëndruar pranë edhe në ditët e tua më të këqija. Plus kafshët janë brilante për shëndetin mendor, prandaj rekomandohet të luani dhe të kaloni pak kohë me një qen (ose kafshë tjetër) në rastet kur jeni të stresuar.

Ndonjëherë dashuria për kafshët nuk njeh limite. Madje, disa njerëz do të zgjidhnin kafshën e tyre në vend të partnerit nëse do t`u duhej të bënin një zgjedhje. Një studim i Mattress Online, zbuloi se 64% e njerëzve do të zgjidhnin qenin/macen/kavjen e tyre në vend të partnerit, nëse ky i fundit nuk shkonte mirë me kafshën e tyre.

Pothuajse gjysma e të intervistuarve pranuan se e lejonin kafshën e tyre edhe t`u ndërpriste seksin. Ndërsa 80% e tyre thanë se kafsha e kishte forcuar lidhjen me partnerin.