Ju ka ndodhur ndonjëherë që partneri të mos dojë të flejë në një shtrat me ju? Apo që ju të mos jeni në humor për të ndarë shtratin me dikë tjetër? Dikush mund të mos ndihet komod të ndajë shtratin, madje as me njeriun e zemrës dhe kjo është diçka normale, edhe pse për disa të tjerë nuk duket e tillë.

Në rubrikën Ask E.Jean nga Elle, është trajtuar pikërisht kjo çështje dhe ekspertja ka një përgjigjë bindëse.

Letra nga një vajzë e shqetësuar:

"Kohët e fundit kam filluar të dal me një njeri të mrekullueshëm, i cili është i duhuri për mua në çdo drejtim. Por ai nuk mund të flejë gjumë në një krevat me mua! Ai thotë se "nuk mund të flejë" me dikë tjetër në shtrat. Ai është shumë i ngrohtë, i dashur dhe i mirë në shtrat, kur nuk jemi duke fjetur, por sa herë që ai shtrihet të flejë me mua, përfundon duke ikur nga shtrati në mes të natës. E di që kjo nuk është normale dhe ai është përpjekur (fjeti vetëm një orë me mua mbrëmjen e kaluar), por nëse kjo marrdhënie do të ecë (probabiliteti është i lartë), çfarë duhet të bëj për këtë gjë? Nuk mund të flemë në shtrate të ndarë! Nuk jemi në vitet `50. Çfarë më sugjeron të bëj?"

Përgjigja nga E.Jean:

Për shumë individë diskriminues, në vend të ritualit normal "të fjetjes së bashku", që njihet ndryshe si gërhitje, gromësima, lemza, shkelmime etj., është më mirë të flenë në shtrate të ndarë. Lëre djaloshin të flejë i qetë! Sipas një studimi të vitit 2005 nga National Sleep Foundation, 23% e partnerve flinin vetëm shumicën e kohës. Është totalisht normale.