Emisioni i njohur në TV Klan "Doktor plastik", prej ditës së parë të transmetimit ka sjellë në vëmendjen e audiencës një sërë historish dhe njerëzish të zakonshëm që kanë pranuar përpara kamerës ndërhyrjet e ndryshme plastike që kanë bërë në fytyrë apo në trup. Por, ndryshon puna në puntatën e sotme? Pikërisht në 17 korrik në këtë emision do të jetë protagoniste koreografja e njohur shqiptare Kozeta Bakiu.

Gjatë promos së emisionit, koreografja ka pranuar hapur dhe pa kurrëfarë kompleksi ndërhyrjen që ka bërë në bark për të hequr kilogramët e tepërt.

Siç ajo është shprehur, lindjet i kanë lënë ca kile më tepër, e me kalimin e viteve dhe të moshës sigurisht që gjithçka është përkthyer në shëndoshje dhe në peshë të madhe trupore. Ndaj, Kozeta ka marrë vendimin që të bëjë këtë ndërhyrje plastike në bark për të hequr dhjamin dhe gjithçka do të transmetohet me pamje në emision ditën e nesërme.

Mbetet të presim e të zbulojmë gjithçka!