Trendy i pizhamave që vishen për të dalë sa vjen e po shtohet. Nëse më para kostumet që ngjasojnë me pizhamat ishin diçka e pazakontë nëpër rrugët e qytetit, tani është kthyer në diçka normale. Edhe personazhet e njohur shqiptarë nuk i shpëtuan këtij trendi. Ishin prezantueset Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo që guxuan të parat dhe që u shfaqën gjithë stil me kostumin më të famshëm të këtij viti.

Ikona e stilit Victoria Beckham, po ashtu ka sjellë trendin e këtij kostumi që po i fikson të gjithë VIP-at. Gjatë një eventi në Katar, Victoria u shfaq me një kostum ngjyrë pana, që i përket koleksionit të saj vjeshtë-dimër 2019. Kostumi-pizhama është “perfekt për avion, party dhe për të fjetur gjumë”, siç është shprehur Victoria. Kunatat Sophie Turner dhe Priyanka Chopra nuk i rezistuan këtij kostumi që duket aq komod dhe e mbajtën veshur gjithë vetëbesim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Si të dukeni trendy me pizhama, ashtu si Victoria, Sophie dhe Priyanka? Hidhuni një sy fotove për të parë si e kanë veshur vajzat e famshme dhe zgjidhni mënyrën që ju përshtatet më shumë. E sigurt është që do të dukeni trendy dhe me stil.

Për të blerë kostumin, klikoni këtu për bluzën dhe këtu për pantallonat.