Dukesha e Sussex-it ka treguar se i shkon çdo model flokësh, nga ondet e lëshuara, stili boho, gjysmë-topuzi dhe çdo stil tjetër. Por pas lindjes duket se Meghan nuk po eksperimenton më me flokët dhe po i qëndron besnike topuzit, me të cilin nuk e kemi parë shpesh para shtatzënisë.

Në fakt, arsyeja pse dukesha ka zgjedhur këtë model pas lindjes lidhet me një truk që ajo po përdor dhe që do të donin t`ia vidhnin të gjitha nënëat e reja. James Johnson, parukierja e VIP-ave, ka treguar për Mail Online arsyen pse Meghan po i mban flokët këtë model.

"Kur je shtatzënë nuk të bien flokët, por pasi lind, flokët që duhet të kishin rënë gjatë nëntë muajve të bien brenda një periudhe të shkurtër. Meghan ka zgjedhur një topuz të thjeshtë në mënyrë që të mos i dëmtojë më shumë flokët", -është shprehur Johnson.

E kuptuam pse ajo është shfaqur vetëm me flokët e kapur? Tani që e dini sekretin, mund t`ia vidhni. Topuzi është modeli më i thjeshtë dhe më praktik që nuk kërkon as nxehtësi dhe as produkte të dëmshme, prandaj është ideali në periudha që mund të keni probleme me rënien e flokëve.